Ekipi i Barcelonës ka publikuar pamje të reja nga stadiumi “Camp Nou”.
Klubi publikoi disa fotografi që tregojnë përditësimet e punimeve të stadiumit, duke përfshirë instalimin e 39,000 sediljeve me ngjyrë blu dhe ngjyrë kafe, transmeton Klankosova.tv
Pavarësisht sigurimit të klubit, shqetësimet vazhdojnë për vonesat e mëtejshme të mundshme. Pasiguria rreth datës së saktë të kthimit në Camp Nou ka ndezur debate pasi raportet e reja u publikuan të enjten.

Media lokale raportuan se disa ofrues të shërbimeve të Camp Nou janë njoftuar tashmë se aktiviteti i tyre i zakonshëm në stadium nuk do të fillojë deri në nëntor 2025, duke rezultuar në një tjetër vonesë për hapjen e stadiumit të klubit katalanas.
Megjithatë, Barça iu kundërpërgjigj këtyre thashethemeve duke publikuar fotografi të reja të gjendjes së fundit të punimeve këtë të premte, shkruan Klankosova.tv

The post Vonesa? Barça iu kundërpërgjiget thashethemeve për “Camp Nou”, publikon fotografi appeared first on Klan Kosova.

