Votimi për nënkryetar, Hoxha: Ndarja e procesit në dysh është devijim (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ajo u shpreh se në rastin e fundit, ndarja e procesit në dysh, që njëherë të votohet për një nënkryetar, e njëherë për një tjetër sipas saj, është devijim.

“Ngërçin e parë që e kemi pasur ka qenë devijimi i formës së votimit dhe u pa, u vërtetua me dy aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese që ka qenë gabim dhe ka qenë shkelje dhe tani ndarja e procesit në dysh, që njëherë të votohet për një nënkryetar, e njëherë për një tjetër është poashtu devijim”.

“Nuk është devijim në kuptimin e rastit të parë, kur është sajuar një komision dhe një gjë tjetër, por thjeshtë është veç proces i ndarë në dysh, që as nuk mund të cilësohet si diçka që ne nuk mund ta votojmë”, u shpreh tutje Hoxha./Klankosova.tv

The post Votimi për nënkryetar, Hoxha: Ndarja e procesit në dysh është devijim (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news