Marija Vasiq, është serbja e cila u arrestua nga autoritetet serbe dhe u mbajt në paraburgim për dy muaj, pa nisur një proces gjyqësor ndaj saj, kështu pohoi djali i saj Milan Çanak në “Kosova Today” të Klan Kosovës.
Ai tha se nëna e tij u lirua pasi mbajti grevë urie, duke mos pirë ujë dhe mos ngrënë bukë, e cila më pas përfundoi në spital dhe u lirua.
“Më 14 maj ajo dhe kolegët e saj ishin përgjuar në mënyrë të paligjshme nga Shërbimi Sekret, u ishin vendosur përgjues në zyret e tyre”.
“Dhe videoja dhe audioja janë transmetuar në disa televizione serbe dhe ata janë etiketuar si terroristë dhe kjo ishte një ditë para protestës së madhe në Beograd”.
“Regjimit i duhej dikush për ta paraqitur si një shembull për të tjerët që nuk pajtohen me të. E kanë arrestuar në Beograd një ditë para protestës së madhe. Personat e këtij rasti janë në Kroaci dhe kanë ikur, ndërsa janë arrestuar gjashtë persona bashkë me nënën time”, ka thënë Çanak. /Klankosova.tv
The post Vuçiq e burgosi gruan pse e kritikoi, djali i saj thotë se ajo mbajti grevë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



