Përfundimisht ka dështuar transferimi i Nico Williams te Barcelona.
Pavarësisht se ishte përfolur shumë, gazetari sportive, Fabrizio Romano, shkruan se Williams nuk do të luajë kurrë për Barçën.
“Nico Williams nuk do të luajë kurrë në jetë për Barçën. Është e mbaruar për klubin”, shkroi Romano, transmeton Klankosova.tv.
Mesfushori spanjoll rinovoi sot me klubin e tij, Bilbaon, lëvizje për të cilën nuk e informoi Barcelonën.
Ekipi blaugrana e mësoi rinovimin vetëm në rrjete sociale se Nico rinovoi me Bilabon.
The post Williams s’do të luajë kurrë në jetë për Barçën appeared first on Klan Kosova.

