Xhaka me Zvicrën kalojnë në 1/8 e finales së Botërorit

Zvicra është kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës pasi ka mposhtur Algjerinë, 2-0.

Breel Embolo u shfaq edhe një herë për helvetët, duke realizuar golin e avantazhit në minutën e dhjetë.

Me të nisur pjesa e dytë, rezultatin për kombëtaren e Granit Xhakës e vulosi Dan Ndoye duke shënuar golin e qetësisë që në minutën e 46-të.

Ata në fazën e radhës presin fituesin e duelit midis Kolumbisë dhe Ganës.

Latest news
Related news