Zvicra zhvillon sot ndeshjen e tretë në kuadër të grupit B në Botërorin 2026.
Helvetikët kanë përballë Kanadanë në ndeshjen që tashmë ka filluar, raporton klankosova.tv.
Në formacionin zyrtar si startues është edhe ylli me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.
Xhaka realizoi nga pika e bardhë në ndeshjen e kaluar ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, teksa zviceranët pozicionohen në vendin e dytë me 5 pikë aq sa Kanadaja në vendin e parë./KlanKosova.tv.



