Presidenti kinez, Xi Jinping ka pritur në takim homologun e tij rus, Vladimir Putinin, pak ditë pas vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Kinë.
Xi thotë se marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë kanë vazhduar të përmirësohen, duke arritur “nivelin më të lartë të partneritetit strategjik gjithëpërfshirës”, shkruan BBC, raporton KlanKosova.tv.
Të dy vendet e kanë trajtuar njëri-tjetrin me respekt të ndërsjellë si të barabartë, shton ai, duke pretenduar se lidhjet dypalëshe kanë arritur në një “pikë të re fillimi”.



