Ylli i Spanjës, Lamine Yamal, ka komentuar pensionimin e Cristiano Ronaldos dhe Neymarit nga kombëtaret e tyre.
Që të dy deshën t’ia sjellin kombëtares së vet titullin kampion bote por u eliminuan në 1/8 e finales, dhe eventualisht hoqën fanellën kombëtare për herë të fundit.
“Cristiano Ronaldo dhe Neymari kanë qenë figura kyçe për gjeneratën time, që kur kemi qenë fëmijë”, ka thënë Yamnali.
“Ua dëshiroj më të mirën”, përfundoi sulmuesi i krahut te Barcelona.



