Barista i Prince Caffe, Jetmir Maliqi ka realizuar një befasi speciale për legjendën e futbollit, Cristiano Ronaldo.
Përpos që fytyrën e yllit portugez e ‘gdhendi’ në kafe, ai po ashtu preu barin me inicialet e futbollistit “CR7”, transmeton Klankosova.tv.
Gjestin e këndshëm e ka shpërndarë në rrjete sociale motra e Ronaldos, Elma Aveiro.
Njëjtë ka vepruar edhe gazetari i njohur Pedro Porto, duke shprehur mbështetje për kreativitetin e Maliqit.






