Paris Saint-Germain ka hyrë fuqishëm në garë për transferimin e mbrojtësit portugez Rúben Dias, i cili po mendon largimin nga Manchester City pas epokës së Pep Guardiola.
Sipas raportimeve, 29-vjeçari është i pakënaqur me ndryshimet në klubin anglez dhe ka autorizuar agjentët e tij të shqyrtojnë oferta të reja gjatë verës.
PSG e sheh atë si liderin ideal për mbrojtjen dhe është gati të paguajë rreth 60 milionë euro për kartonin e tij./Klankosova.tv



