Manchester United ka rikthyer interesimin për sulmuesin anësor të PSG-së, Bradley Barcola.
Sipas raportimeve në mediat spanjolle dhe britanike, “Djajtë e Kuq” e konsiderojnë 23-vjeçarin një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv. Megjithatë, PSG nuk dëshiron ta shesë francezin dhe do të shqyrtonte vetëm oferta që i afrohen 117 milionë eurove.
Për Barcolan interesim kanë shfaqur edhe Arsenali dhe Liverpooli, ndërsa vetë lojtari ka deklaruar se dëshiron të fokusohet te e ardhmja e tij pas përfundimit të Kupës së Botës 2026./Klankosova.tv



