Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovoës, (LDK), Armend Zemaj në Edicioni Special në Klan Kosova ka folur për aktivitetet e shumta dhe tubimet e LDK-së në këtë fushatë të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Sipas tij, LDK-ja ka lindur prej popullit, ka lindur në kohët më të vështira, është sfiduar në kohë të ndryshme, është sfiduar edhe para lufte, është sfiduar gjatë luftës, është sfiduar pas luftës.
“Kemi pas edhe përplasje të brendshme, domethënë ndarja që ka ndodhur në 2006 atëherë, nganjëherë edhe këto pakënaqësitë dhe sidomos vitin 2021 e gjeneratës së mesme në LDK dhe tash edhe bashkimi i njerëzve të djathë, rikthimi i Vjosa Osmanit në listë, njerëzve të tjerë, deputetëve të ndryshëm, por mbi të gjitha, një punë që u bë e sinqertë e degëve, kryetarëve të degëve, kryetarëve të komunave që i kemi në pushtet, besoj që do të sjellë rezultate tepër pozitive”, ka thënë Zemaj.
Ai poashtu ka krahasuar LDK-së me shpendin legjendar Feniks, ku sipas tij, “edhe kur e merr teposhtëzen, rikthehet dhe ringjallet”.



