“Zgjedhja e Bashës si kryetar Kuvendi, lë shumë për të dëshiruar”, thotë Softolli

Kuvendi i Kosovës po vazhdon të mbetet i bllokuar, ani pse kryetari dhe katër nënkryetarët e tij u zgjodhën.

Kjo për shkak se nënkryetari nga komuniteti serb, nuk po i merr votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur, dhe kështu për t’u konstituuar Parlamenti, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë, në emisionin “Ora Shtatë”, analisti Shkodran Rexhaj thotë se është e drejtë kushtetuese që një nënkryetar të zgjidhet nga komuniteti serb.

Nga ana tjetër, analisti Argjend Softolli thotë se zgjedhja e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, “lë shumë për të dëshiruar”.

Sipas tij, edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është i pakënaqur me zgjedhjen e Bashës si kryekuvendar.

“Ai as nuk e uroi”, u shpreh tutje Softolli.

Ndërsa gazetari Zejnullah Jakupi, thotë se nuk mund të votohet një përfaqësues  i Listës Serbe ku shokë të tij, kanë marrë pjesë në agresionin kundër Kosovës.

“Nëse agresioni në Banjskë nuk do të ndodhte, atëherë të gjithë do ta votonin Simiqin”, u shpreh Jakupi.

The post “Zgjedhja e Bashës si kryetar Kuvendi, lë shumë për të dëshiruar”, thotë Softolli appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news