Zgjedhja e nënkryetarit të pestë, Lista Serbe paralajmëron ankesë në Kushtetuese

Igor Simiq nga Lista Serbe është deklaruar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb.

Ai tha se shorti për nënkryetarin është jokushtetuese, njofton Klankosova.tv.

“Po shkelet Kushtetuta, ata janë të vetëdijshëm se çka po bëjnë”, tha Simiq.

“Nënkryetari duhet të ketë mbështetjen e shumicës së deputetëve serbë, dhe në këtë rast ai është Slavko Simiq”.

Simiq mes tjerash theksoi se Lista Serbe do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese rreth kësaj çështjeje.

 

 

The post Zgjedhja e nënkryetarit të pestë, Lista Serbe paralajmëron ankesë në Kushtetuese appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news