Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha ka thënë nëse formimi i Qeverisë së re varet nga vota e tij, ai deklaroi se do ta zhbllokonte ngërçin që do të mund të krijohej.
Mes tjerash, ai tha se mbetet për t’u vlerësuar nëse do të jetë pjesë e Qeverisë, derisa nuk foli për ndonjë ofertë mes tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje, transmeton Klankosova.tv.
“S’po flasim për oferta, por unë nuk jam bllokues, asnjëherë”, u shpreh deputeti.
The post Zgjedhja e Qeverisë, Berisha: Nëse varet nga vota ime, unë do ta ç’bllokoj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

