Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar qytetarët se për të marrë pjesë në procesin e votimit në Kosovë, duhet të posedojnë një dokument të vlefshëm identifikimi të lëshuar nga Republika e Kosovës.
Sipas udhëzimeve të KQZ-së, qytetarët mund të votojnë me një nga këto dokumente:Letërnjoftim i vlefshëm, pasaportë e vlefshme, leje vozitje e vlefshme.
Kosova voton nesër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njofton Klankosova.tv.



