Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Rahovec, ku një vajzë 14-vjeçare është zhdukur prej pesë ditësh dhe vendndodhja e saj mbetet ende e panjohur.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rasti është denoncuar në Policinë e Rahovecit nga nëna e të miturës, e cila ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia më 16 prill 2025, rreth orës 14:00, dhe që nga ajo ditë nuk kanë pasur asnjë kontakt me të.
Sipas familjes, kjo nuk është hera e parë që e mitura largohet pa paralajmërim, por këtë herë mungesa e çdo informacioni ka shtuar ndjeshëm shqetësimin dhe pasigurinë për fatin e saj.
Sipas familjarëve, kjo nuk është hera e parë që e mitura largohet nga shtëpia pa paralajmërim, por kësaj here, mungesa e çdo informacioni dhe kontakti ka shkaktuar ankth dhe pasiguri të thellë për fatin e saj.
Me urdhër të Prokurorit për të Mitur, është hapur rasti si “Person i Zhdukur”, ndërsa njësitë policore janë duke punuar për lokalizimin e saj dhe zbardhjen e rrethanave të këtij largimi.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



