Zhvillimet me vota në Mitrovicë, PDK-ja thërret konferencë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, do të mbajë sot një konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit dhe situatën paszgjedhore në Mitrovicë.

Konferenca mbahet me fillim nga ora 12:00, transmeton Klankosova.tv

Ky subjekt njofton se në të do të paraqiten qëndrimet e PDK-së lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë.

“Në konferencë do të paraqiten qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë dhe hapat institucionalë që po ndërmerren për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve”.

“Llugë” në Mitrovicë, nga ndërprerja te urdhërimi, çka ndodhi me numërimin e votave? (VIDEO)

 

The post Zhvillimet me vota në Mitrovicë, PDK-ja thërret konferencë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news