Zhvillimet politike në Kosovë në qendër të takimit të Abdixhikut me diplomatë francezë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, si dhe ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Gjatë këtij takimi sipas të parit të LDK-së, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën aktuale – sfidat me të cilat po përballet Kosova, nga bllokada institucionale deri te pasojat e qeverisjes populiste, si dhe qëndrimet e partisë karshi kësaj gjendjeje.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku tutje bën të ditur se në takim ka theksuar se LDK-ja nuk mbështet praktika që dëmtojnë funksionimin kushtetues dhe normalitetin institucional të vendit.

“Ata që e kanë nisur këtë rrugëtim, duhet të marrin përgjegjësinë për krizat që i shkaktojnë me vetëdije”, ka shkruar ai, njofton Klankosova.tv.

The post Zhvillimet politike në Kosovë në qendër të takimit të Abdixhikut me diplomatë francezë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news