Zjarr në Akërni, nis ndërhyrja me helikopterë nga Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Në Akërni të Shqipërisë ka shpërthyer një zjarr i madh, ku tashmë ka filluar edhe ndërhyrja nga ajri për fikjen e flakëve.

Sipas Euronews Albania, aktualisht janë angazhuar dy helikopterë nga Shqipëria dhe dy të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Mjetet ajrore po kryejnë hedhje të vazhdueshme të ujit mbi vatrat aktive, duke asistuar forcat zjarrfikëse në terren për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira për shkak të erës së fortë, e cila po ndihmon përhapjen e zjarrit dhe vështirëson ndërhyrjen.

The post Zjarr në Akërni, nis ndërhyrja me helikopterë nga Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news