AC Milan ka arritur marrëveshje me Lazion për transferimin e mbrojtësit spanjoll Mario Gila. Palët kanë dhënë dakordimin verbal, ndërsa lojtari ka pranuar një kontratë pesëvjeçare me klubin kuqezi.
Gila kishte kërkuar të largohej nga Lazio për t’iu bashkuar projektit të ri të Milanit, dhe tashmë transferimi pritet të zyrtarizohet së shpejti.
Nga kjo marrëveshje do të përfitojë edhe Real Madridi, i cili zotëron 50% të të drejtave të shitjes së mbrojtësit spanjoll, duke siguruar kështu gjysmën e shumës së transferimit./Klankosova.tv



