105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqësi diplomatikeSinjali

Procesi i votimit jashtë vendit për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, vazhdon deri më 6 qershor, duke u mundësuar rreth 105 mijë qytetarëve të regjistruar jashtë vendit të votojnë përmes postës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shumica e pakove zgjedhore tashmë janë shpërndarë, ndërsa votimi fizik në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 6 qershor në 30 misione diplomatike dhe konsullore. Ndërkaq, analiza e Germin për vitin 2025 thekson se votimi përmes postës mbetet forma më dominuese e pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhje.

Procesi i votimit përmes zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i cili do të zgjasë deri më 6 qershor, është duke vazhduar. Gjatë kësaj periudhe, rreth 105 mijë votues të regjistruar jashtë vendit, kanë mundësinë ta ushtrojnë të drejtën e votës përmes postës.

Sa i përket ecurisë së këtij procesi, gjatë ditëve të para të periudhës së votimit me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të shpërndajë pothuajse pjesën dërrmuese të pakove zgjedhore, të cilat, përmbajnë fletëvotimet që ua mundësojnë bashkatdhetarëve votimin me postë.

“Është duke u zhvilluar periudha përmes postës e cila vlen për rreth 105 mijë shtetas të RKS të cilët e kanë përzgjedhur këtë mënyrë të votimit, ndërkaq 28 shtete të tjerë që janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike duhet të presin datën 6 qershor kur parashihet me ligj që të organizohet votimit në misione diplomatike të RKS”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së

Sa i përket votimit fizik në përfaqësi diplomatike, ky lloj votimi do të organizohet më 6 qershor në gjithsej 30 përfaqësi diplomatike prej të cilave 17 janë ambasada dhe 13 konsullata dhe numri i vendvotimeve që parashihen të hapën është gjithsej 47.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news