15-vjeçarja sulmohet seksualisht nga pronari i një marketi, arrestohet 58-vjeçariSinjali

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë të miturat, të cilat keqpërdoren seksualisht nga bashkëmoshatarët e tyre, e në shumicën e rasteve nga personat e moshës së rritur. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Gjilan, ku një e mitur është sulmuar seksualisht nga një 58-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

E shoqëruar nga babai i saj, viktima e këtij rasti (15-vjeçare), dje e ka denoncuar rastin në Polici, pak orë pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se e mitura ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga pronari i një marketi, i cili ndodhet në rrugën “Pajazit Ahmeti” në Gjilan.

Sipas deklaratave të tyre në Polici, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:30, brenda ambientit të marketit.

Në lidhje me rastin është njoftuar menjëherë Prokurorja e shtetit, e cila ka urdhëruar arrestimin e të dyshuarit.

Pas intervistimit, 58-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti është inicuar si “Sulm Seksual”.

Pas pak, Gazeta Sinjali do të sjellë detaje ekskluzive në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

Latest news
Related news