ShBA nis një sulm të ri raketash ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sulme të reja ndaj Iranit, ka bërë të ditur Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM).

Sipas njoftimit, operacioni ka nisur në orën 17:00 sipas kohës lindore të ShBA-së, me qëllim të dobësimit të kapaciteteve iraniane për të sulmuar marinarët civilë dhe anijet tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, transmeton Klankosova.tv.

Në reagimin e publikuar në platformën X, CENTCOM theksoi se sulmet janë urdhëruar nga presidenti Donald Trump, me synimin për t’i mbajtur forcat iraniane përgjegjëse për veprimet e tyre.

Autoritetet iraniane ende nuk kanë reaguar zyrtarisht lidhur me këto sulme.

Latest news
Related news