Hoffenheimi konfirmon interesimin e klubeve të mëdha për Fisnik Asllanin

Fisnik Asllani mund të largohet nga Hoffenheimi këtë verë, pasi klubi gjerman ka konfirmuar se është në negociata me disa skuadra të interesuara.

Drejtori sportiv Andreas Schicker deklaroi për Kicker se ka bisedime me klube nga Bundesliga dhe jashtë Gjermanisë, duke kujtuar se sulmuesi i Kosovës ka një klauzolë lirimi, transmeton Klankosova.tv.

“Situata është se ka bisedime me klube brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu nuk është sekret që Fisnik Asllani ka një klauzolë lirimi”, deklaroi Schicker.

Sipas raportimeve, klauzola e 23-vjeçarit është pak më pak se 30 milionë euro, ndërsa Borussia Dortmundi dhe Barcelona janë përmendur si klube të interesuara.

Schicker shtoi se pret zhvillime konkrete para mbylljes së afatit kalimtar, duke lënë të hapur mundësinë e largimit të Asllanit.

 

Latest news
Related news