21 persona kanë humbur jetën nga moti i ligë dhe tornado që ka përfshirë disa pjesë në dy shtete të SHBA-së.
Në shtetin Kentaki jetën e kanë humbur 14 persona, ndërsa në Mizuri 7. Autoritetet kanë thënë se numri i viktimave mund të rritet.
Tornado në Kentaki ka goditur qarkun Laurel, në pjesën jug-lindore të shtetit. E zyrtarët në Mizuri kanë raportuar edhe për dëmet e shkaktuara. Janë dëmtuar 5000 objekte, janë shkatërruar kulme ndërsa janë rrëzuar edhe largpërçuesit.
Në Saint Louis në Mizuri, pa energji elektrike kanë mbetur rreth 100 mijë prona. Ora policore është shpallur në dy zona, nga ora 21 deri në orën 6 të ditës vijuese ku ka pasur më së shumti dëme të shkaktuara, për të parandaluar lëndimet eventuale nga rrënojat dhe për të zvogëluar eventualisht mundësitë për plaçkitje.



