32 të plagosur nga sulmet e fundit të Iranit në Izrael

Të paktën 32 persona janë duke marrë trajtim mjekësor nga paramedikët izraelitë pas raundit më të fundit të sulmeve të Iranit, sipas njoftimit nga shërbimi izraelit i urgjencës, Magen David Adom (MDA).

Sipas MDA-së, dy persona – një burrë rreth 80 vjeç dhe një grua rreth 70 vjeç, janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, rreth 30 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, kryesisht nga shpërthimet dhe copëzat e predhave, transmeton Klankosova.tv.

Në një raport të veçantë, paramediku i MDA-së, Yossi Shilo, tha se ekipi i tij pa “shkatërrim të madh” në një kantier ndërtimi.

Një grua rreth 60 vjeç është transportuar në spital në gjendje “të rëndë, por stabile”, shtoi ai.

Sulmet e fundit kanë rritur tensionet në rajon dhe ekipet e shpëtimit vazhdojnë të jenë në terren për të ndihmuar të plagosurit.

The post 32 të plagosur nga sulmet e fundit të Iranit në Izrael appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news