Një person është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë, me kërkesë të Interpolit.
Klankosova.tv mëson se i njëjti ishte i përfshirë në rastin “Kobra”.
Ai dyshohet për vepren penale “Armëmbajtje pa leje dhe fshehje e provave” dhe i ishte shmangur drejtësisë kosovare.
Lidhur me rastin ka njoftuar edhe Policia e Kosovës.
“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet hungareze pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale “Armëmbajtje pa leje dhe fshehje e provave” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Hungarisë. I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë transmeton Klankosova.tv.
Më 3 janar 2023, në lokalin “Kobra City” në Prizren, u vra një shtetas i Shqipërisë.
Fund arratisjes, i kërkuari ekstradohet nga Hungaria në Kosovë



