Opinionisti Labinot Balaj, i ftuar sonte në emisionin “Rubikon”, ka komentuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje politike ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
I pyetur nëse mund të ketë një dakordim mes dy partive që do t’i hapte rrugë konstituimit të institucioneve të vendit dhe zgjedhjes së presidentit, Balaj u shpreh pesimist për zhvillimet aktuale politike.
“Situata është e pashpresë”, deklaroi ai gjatë emisionit, duke lënë të kuptohet se nuk sheh hapësirë për një marrëveshje në rrethanat e tanishme./Klankosova.tv



