Deklaratat skandaloze, ministrja serbe shpallet “non grata” në Kosovë

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka shpallur “person non grata” ministren e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, duke i ndaluar përgjithmonë hyrjen dhe kalimin tranzit në Republikën e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla e akuzoi Paunoviqin se ka rikonfirmuar, sipas tij, projektin e spastrimit etnik të shqiptarëve, duke e cilësuar këtë si vazhdimësi të politikave shtetërore të Serbisë ndaj shqiptarëve, raporton Klankosova.tv.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, sot kam nxjerrë vendim përmes së cilit Snezhana Paunoviq e kam shpallur persona non grata, me ndalim të përhershëm të hyrjes apo kalimit tranzit nëpër Republikën e Kosovës”.

Sveçla theksoi se epoka e shtypjes dhe spastrimit etnik të shqiptarëve ka përfunduar dhe se institucionet e Kosovës do të mbrojnë rendin kushtetues, integritetin territorial dhe sigurinë e qytetarëve.

Latest news
Related news