Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, mbrëmë në emisionin Rubikon ka folur rreth aktualitetit politik në vend.
Abdixhiku në Klan Kosova deklaroi se nënshtrimi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, është humbje për të gjithë.
“Ajo çfarë kemi bërë ne është të ruajmë rendin kushtetues me 11 ligje. Këtë tendencën tetë mujore e kemi bërë për shkak të insistimit tonë kushtetues, për ta respektuar atë që e kemi ndërtuar atë që kemi ndërtuar, pra Republikën e Kosovës dhe kemi provuar në çdo garë elektorale ta reduktojmë”, tha ai në Klan Kosova.
“Ne nuk e kemi lejuar të ketë një shumicë edhe përkundër ofertave nuk kemi pranuar të bëhemi sikur ata, kemi thënë vazhdimisht se ne humbim kur bëhemi sikur ata, jo kur jemi më pak se ata, sepse procesi i rritjes politike është i natyrshëm, merr kohë, por nënshtrimi më pas ndaj tyre është humbje e të gjithë neve”, deklaroi i pari i LDK-së në Klan Kosova.
The post Abdixhiku: Nënshtrimi ndaj VV-së është humbje e të gjithë neve (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.



