Abuzoi seksualisht me të mituren, arrestohet një person në Novobërdë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten e kaluar, më 13 qershor në Novobërdë.

Një person (mashkull) dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur (femër).

I njëjti kishte shpërndarë një video incizim, transmeton Klankosova.tv.

Ai u arrestua dje më 18 qershor, dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndaj tij është iniciuar rast Dhunim/ Keqpërdorim i fëmijëve në Pornografi.

The post Abuzoi seksualisht me të mituren, arrestohet një person në Novobërdë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news