Afro 50 vjeçe, por Nicole Scherzinger mahnit me format e jashtëzakonshme me bikini blu

Nicole Scherzinger befasoi fansat kur shfaqi format e saj mahnitëse në një video, ku shfaqej në plazh.

Këngëtarja 47-vjeçare dukej e mrekullueshme teksa mbante veshur bikini blu që nxirnin në pah barkun e bonifikuar, transmeton Klankosova.tv

Ylli i Pussycat Dolls mbante veshur edhe një palë syze dielli në modë.

Ajo me shaka e përshkroi videon me: “Unë jam duke menduar përsëri për diçka të thjeshtë”.

Kjo vjen pasi Nicole theu heshtjen për etiketimin si ‘divë’, pasi thuhet se i mbajti fansat duke pritur një orë në shfaqjen e saj Royal Albert Hall në fillim të këtij muaji.

Disa prej tyre u larguan të zhgënjyer, duke thënë se nuk morën atë që prisnin për çmimin e biletave.

Në një intervistë, Nicole tha se nuk ishte në dijeni që publiku kishte pritur kaq gjatë. “Isha e shkatërruar kur e mësova”, u shpreh ajo, duke shtuar se mendonte se shfaqja do të fillonte më vonë. /Klankosova.tv

The post Afro 50 vjeçe, por Nicole Scherzinger mahnit me format e jashtëzakonshme me bikini blu appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news