Agim Ademi takon ambasadorin suedez, do të ketë koordinim për “festën” e ndeshjes Kosovë-Suedi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë Jonas Westerlund, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Në shtator Kosova do të takohet në Prishtinë me Kombëtaren e Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, andaj FFK-ja dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë do të merren vesh për aktivitetet për ta shndërruar këtë ditë në një festë të madhe futbolli në Prishtinë.

“Ambasadori Westerlund është një fans i madh i Kombëtares së Kosovës dhe kjo përballje është e veçantë për të, pasi do të përballet me Kombëtaren e tij të preferuar”, ka shkruar Ademi në Facebook.

The post Agim Ademi takon ambasadorin suedez, do të ketë koordinim për “festën” e ndeshjes Kosovë-Suedi appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news