Agjërimi, rrugë për shëndet të mirë dhe imunitet të fortë

Studimet e fundit kanë treguar se agjërimi gjatë muajit të Ramazanit ka disa përfitime të dukshme për shëndetin.

Ndër përfitimet më të rëndësishme janë përmirësimi i profileve të yndyrnave në gjak, përfshirë uljen e kolesterolit total (TC), LDL dhe rritjen e HDL, si dhe përmirësimi i kontrollit të glukozës në gjak, transmeton klankosova.tv.

Po ashtu, agjërimi ka kontribuar në uljen e niveleve të tymit të duhanit në vende publike, duke pasur ndikim në uljen e morbiditetit dhe mortalitetit.

Sipas National Library of Medicine, studimet gjithashtu kanë treguar ndikime pozitive në funksionin e sistemit imunitar dhe ndihmën në kontrollin e diabetit dhe sëmundjeve të tjera.

Për më tepër, agjërimi ka ndihmuar në uljen e peshës trupore dhe ka përmirësuar funksionet e veshkave.

Ky hulumtim tregon rëndësinë e agjërimit për shëndetin, duke përfshirë përfitimet fizike dhe të imunitetit.

 

 

The post Agjërimi, rrugë për shëndet të mirë dhe imunitet të fortë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news