Aksident i rëndë në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Novoselë në autostradën Fier-Vlorë. Raportohet se një makinë ka goditur për vdekje një person.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se po tentonte të kalonte autostradën në momentin kur është përplasur nga një automjet. Për shkak të goditjes së fortë, ai ka pësuar dëmtime të rënda në të gjithë trupin dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje, raporton “Euronews Albania”.

Burime paraprake bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një person endacak, ndërsa identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe përcaktimin e përgjegjësive lidhur me ngjarjen. Gjithashtu mësohet se qarkullimi është bllokuar momentalisht për shkak të aksidentit.

Latest news
Related news