Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza ka pësuar humbje të ngushtë 1-0 ndaj Kroacisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në një ndeshje vendimtare për kreun e Grupit C2.
Golin e vetëm e shënoi Karla Kurkutovic nga një goditje këndi që i dha epërsinë mysafireve herët në takimin, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë, “Dardanet” mbeten në garë për një vend në fazën e play-offit, pasi diferenca me Kroacinë është minimal, të dyja skuadrat kanë nga 12 pikë, me kroatet që kanë avantazh nga goldallimi.
Fati i Kosovës mbetet i lidhur me ndeshjen e fundit ndaj Gjibraltarit, ku një fitore do t’i siguronte pozicion të favorshëm për kualifikim.
Shpresat për vendin e parë nuk janë shuar ende, pasi Kroacia duhet të përballojë Bullgarinë në takimin e saj të fundit.



