Aksident me fatalitet: 11 vjet pritje për dëmshpërblim, qindra të dëmtuar (VIDEO)

Për 11 vite, të gjitha dyert e institucioneve  iu mbyllën, ani pse kërkonte vetëm atë që i takonte.

Por, Banka Qendrore e Kosovës “u bë e gjallë” vetëm pasi Hazbiu zgjodhi të vetmen rrugë që i kishte mbetur, raporton Kiks Kosova.

Alarmimi në Kiks Kosova “lëkundi” disi ata, andaj me datën 17 dhe 24 dhjetor 2024, Hazbia pranoi një letër nga BQK-ja, që kishte një dekadë që e priste.

Aty thuhej se pagesa e dëmit bëhet sipas përparësisë dhe likuidatori është përgjegjës për këtë.

Kiksi ka kontaktuar edhe me likuidatorin e caktuar nga BQK, për trajtimin e këtyre rasteve.

Liridon Berisha, likuiditori, edhe pas tentimeve të Kiksit për intervistë, ka pranuar të përgjigjet vetëm përmes email-it.

Ndryshe nga Hazbiu, i cili thotë se Gjykata e Apelit e ka vlerësuar dëmin diku 64 mijë euro, likuiditori, tha se gjykimi përfundimtar është në vlerë prej 52,578.00 Euro.

Detajet e këtij rasti i gjeni në kronikën në vijim:

The post Aksident me fatalitet: 11 vjet pritje për dëmshpërblim, qindra të dëmtuar (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news