Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Shëngjin, ku një veturë është përplasur me një motoçikletë në të cilën udhëtonin dy persona.
Si pasojë e përplasjes, dy personat që ndodheshin në motoçikletë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Burime paraprake bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira”./abcnews.al



