VV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar një ulëse shtesë në Kuvendin e Kosovës, duke arritur në 52 mandate pas përditësimit të rezultateve të votave që kanë ardhur me postë nga diaspora.

Kjo ulëse e re i është marrë Partisë Demokratike të Kosovës, duke e çuar Vetëvendosjen nga 48 në 52 mandate, sa kishte fillimisht pas numërimit të votave brenda vendit.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës mbetet me 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës me 19, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zbritur në 7 ulëse, nga 8 sa kishte më herët./Klankosova.tv

 

Latest news
Related news