Aksident te semaforët e Tregut të Gjelbër në Fushë Kosovë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë semaforëve të Tregut të Gjelbër.

Sipas fotografive të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, një veturë shihet e dëmtuar, me policinë në vendngjarje.

Poashtu, në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ambulanca, ndërkohë nuk dihet për numrin e të lënduarve.

Klankosova.tv ka kontaktuar policinë për detaje por deri në këto momente nuk ka marrë përgjigje.

The post Aksident te semaforët e Tregut të Gjelbër në Fushë Kosovë appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news