Në aksidentin rrugor të ndodhur pranë zonës së Niklës, në aksin Fushë Krujë-Tiranë, janë përfshirë tri automjete.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë ndërprerja e rrugës nga automjetet në kryqëzim, por rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë konfirmuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit./abcnews.al
Aksident në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, dyshohet për tre të lënduar



