Aksidentohet autobusi i shkollës në Ugandë, 24 viktima

Numri i të vdekurve nga përplasja e një autobusi shkolle në Ugandë ka shkuar në 24, pasi tre nxënës të tjerë humbën jetën ndërsa po merrnin trajtim mjekësor; këtë e konfirmoi policia të shtunën.

Një autobus që i përkiste shkollës “King David Junior” po kthehej në kryeqytetin Kampala pas një udhëtimi te ujëvarat Sipi, në distriktin Kapchorwa të Ugandës lindore, kur ndodhi aksidenti të enjten, duke lënë të vdekur gjithsej 22 nxënës dhe dy të rritur, si dhe duke plagosur disa të tjerë, raporton Anadolu, transmeton klankosova.tv.

Zëdhënësi i policisë rrugore, Michael Kananura, tha se 23 viktima të tjera vazhdojnë të trajtohen në spitalin e Kapchorwa-s.

“Të gjithë nxënësit e mbijetuar që nuk kishin nevojë për shtrim në spital janë transportuar të sigurt në Kampala me një autobus të kompanisë ‘Gateway’”, tha ai në një deklaratë përmes rrjetit social amerikan X.

Hetimet paraprake sugjerojnë se shoferi humbi kontrollin dhe autobusi doli nga rruga e u përmbys pasi goditi një gur të madh, shtoi policia.

Latest news
Related news