Një 13-vjeçare është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga një strehimore në Prishtinë, ndërsa Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e saj, raporton Sinjali.
Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për një të mitur rreth 13-vjeçare, identiteti i së cilës nuk publikohet për shkak të moshës.
Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 17 korrik, rreth orës 18:00, në rrugën ( për shkak të ndjeshmërisë së lokacionit, Sinjali nuk e publikon) në Prishtinë.
Burimet thonë se përgjegjësja e strehimores ka deklaruar se rreth orës 15:30 e mitura kishte dalë në oborrin e qendrës, ndërsa rreth 20 minuta më vonë ishte vërejtur se nuk ndodhej më në objekt.
Dyshohet se vajza është larguar përmes derës kryesore të hyrje-daljes, e cila, sipas përgjegjëses së qendrës, kishte pasur probleme teknike dhe mund të ketë mbetur e hapur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit, ndërsa janë njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale dhe nëna e të miturës, e cila ka deklaruar se vajza nuk është kthyer në shtëpi.
Me udhëzim të Prokurorit për të Mitur, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”, ndërsa Policia po vazhdon kërkimet për gjetjen e 13-vjeçares.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



