Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka reaguar sërish lidhur me zhvillimet e fundit brenda kësaj partie.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se stabiliteti dhe normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të LDK-së, duke theksuar se kjo parti ia ka borxh anëtarësisë dhe të ardhmes së Republikës.
Haziri ka thënë se i kupton aktivistët dhe militantët e LDK-së që kërkojnë që partia të jetë e para, por ka kritikuar ata që, sipas tij, fillimisht e kanë lartësuar partinë dhe më pas kanë shkruar “nekrologji” për të.
Sipas Hazirit, LDK mund të përballet me sfidat e vendit përmes debatit të brendshëm, marrëveshjeve politike dhe demokracisë së brendshme.
Postimi i plotë:
I duroj e mundohem me i kuptu krejt ata që merren me LDK-në duke na këshillu e mësu se qysh duhet me u sjell, çka duhet e çka nuk duhet të bëjmë. Bile edhe ata që shpesh ju referohen autoriteteve si ‘patericë’, ‘harrën’ e çka jo tjetër. E di saktë për kend e bëjnë e për çfarë agjendash. Punë përvoje, po get. Po bahen 38 vjet në politikë.
I kuptoj më së shumti aktivistat e militantët që vuajnë me zemër e me bindje dhe e duan LDK-në me qenë e para. Pa dalë e para, asnjë kryetar nuk e lënë rehat, duke ia kërku dorëheqjen.
Ama nuk i kuptoj ata që në fillim na lartësonin deri në qiell dhe më pas shkuan aq larg sa shkruan nekrologji për LDK-në. Mos u lodhni shumë, se LDK i takon anëtarësisë e jo funksionarëve.
LDK din e mundet me u përball me agjendën e Republikës, duke përballu kërkesat e saj me debat të brendshëm, marrëveshje politike apo demokraci të brendshme.
Periudha post-independente dhe post-Rugoviste, veç një gjë e ka konfirmu: që pa LDK-në nuk ka as zgjidhje e as zgjedhje.
Stabiliteti e normalizimi i Republikës kalon përmes zyrave të LDK-së! Ia kemi borxh anëtarësisë dhe të ardhmes së Republikës.
Koha më ka dhënë të drejtë që rikthimi i madh i LDK-së ndodh nga lart-poshtë, me marrëveshje të madhe politike, pa e dëmtu demokracinë e brendshme.
LDK ishte parti ringritëse në një kohë të pakohë, sepse kur krejt ishin rrëzu e dorëzu, LDK nisi ringritjen tonë, si shoqni e organizume.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



