Aksidentoi për vdekje këmbësoren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar i cili përplasi me makinë një këmbësore dhe u largua nga vendngjarja është vënë arrestuar në Korçë.

Euronews shkruan se ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

“Aksidenti ndodhi në lagjen “Shënkoll”, ku automjeti i drejtuar nga 45-vjeçari shtetasen F. H., 69 vjeçe, këmbësore, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit”.

“69-vjeçarja ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, Tiranë”, shkruan Euronews.

The post Aksidentoi për vdekje këmbësoren dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 45-vjeçari appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news