Teksa anijet luftarake amerikane po i afrohen Iranit, diplomatë të të dyja shteteve janë duke planifikuar nisjen e bisedimeve më 6 shkurt.
Zyrtarët do t’i rinisin diskutimet për programin bërthamor të Iranit, i cili është dëmtuar nga sulmet amerikane në objektet kryesore bërthamore, në qershor të vitit të kaluar.
Imazhet e reja satelitore sugjerojnë se Irani ka nisur rregullimin e disa qendrave, duke ngritur dilema të reja për ambiciet e tij bërthamore. /REL/



