Policia e Kosovës ka njoftuar se në shkollën në Bresje të Fushë Kosovës që dyshohej për mjet shpërthyes, nuk është gjetur asgjë.
Lajmin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se për veprimet e mëtejshme janë në koordinim me prokurorinë.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Jemi në koordinim me prokurorinë për veprimet e mëtejme”, njofton PK. /Klankosova.tv
Alarm për bombë në një shkollë në Fushë Kosovë, Policia jep detajet
The post Alarmi për bombë në një shkollë në Fushë Kosovë, Policia thotë se nuk gjetën asgjë appeared first on Klan Kosova.



