Amerikani Gibson merr drejtimin e KB Peja

Greg Gibson do të jetë trajner i klubit basketbollistik Peja në sezonin 2025/2026.

Në njoftimin e ekipit pejan thuhet se Gibson, ka përvojë mbi 25 vjeçare si trajner, transmeton Klankosova.tv.

Ai vjen në Pejë, për të sjellur njohuritë dhe aftësitë e tij.

Amerikani ka karrierë të pasur në Ligat Europiane si Finlanda, Belgjika, ku ka arritur plot 4 herë të shpallet Kampion në Finlandë.

Greg Gibson, ka drejtuar skuadra në gara të ndryshme evropiane si Eurocup, Champions League, VTB League dhe Europe Cup.

“KB Peja i uron mirëseardhje në “Karagaçi” trajnerit Gibson – dhe kështu hapim kampanjën 2025/26.”, shkruhet në njoftimin e klubit.

The post Amerikani Gibson merr drejtimin e KB Peja appeared first on Klan Kosova.

Latest news
Related news