Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin më të fundit të auditimit për vitin 2025 në Korporata Energjetike e Kosovës, ku janë evidentuar një sërë parregullsish në menaxhimin e pasurive, financave dhe procesit të tregtimit të energjisë elektrike.
Sipas raportit, KEK nuk ka arritur të përditësojë plotësisht regjistrin e pasurive të paluajtshme, ku vazhdojnë të figurojnë prona që nuk janë më në pronësi të ndërmarrjes, përfshirë disa parcela të transferuara dhe të paazhurnuara sipas dokumentacionit zyrtar. Po ashtu, janë identifikuar edhe mangësi në vlerësimin dhe regjistrimin kontabël të pasurive, duke përfshirë qindra asete me vlerë zero ose të paklasifikuara saktë.
Auditori ka gjetur gjithashtu se në disa raste nuk janë aplikuar mekanizmat e sigurisë financiare për konsumatorët komercialë, si garancioni bankar apo parapagimi, gjë që rrit rrezikun e mospagesave dhe ndikon në likuiditetin e ndërmarrjes.
Një tjetër gjetje e rëndësishme lidhet me procesin e tregtimit të energjisë, ku KEK nuk ka dokumentuar në mënyrë të plotë vendimmarrjen për ndarjen e sasive të energjisë që tregtohen në bursa si ALPEX apo përmes ankandeve. Kjo, sipas ZKA-së, ul transparencën dhe rrit rrezikun e vendimeve jo të bazuara në analiza të plota.
Raporti thekson gjithashtu probleme serioze në sistemet e teknologjisë së informacionit. Procesi i ankandit për energji është realizuar përmes një sistemi emaili të vjetruar në Microsoft Exchange Server 2010, i cili nuk ka më përditësime sigurie dhe nuk ofron gjurmë të auditimit, duke e bërë të pamundur verifikimin e saktë të veprimeve dhe kohës së hapjes së ofertave.
ZKA ka paralajmëruar se mungesa e një platforme të sigurt dhe të kontrolluar për tregtimin e energjisë, së bashku me mangësitë në kontrollet e brendshme, e ekspozon KEK-un ndaj rreziqeve operative, financiare dhe kibernetike.
Në fund të raportit, auditori ka rekomanduar forcimin e kontrolleve të brendshme, përmirësimin e sistemeve të TI-së dhe sigurimin e një platforme të qëndrueshme për tregtimin e energjisë, me qëllim rritjen e transparencës dhe efikasitetit në ndërmarrje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);



